Shkeli armëpushimin, Rusia i tregon ‘dhëmbët’ Ukrainës: Lufta është fundi juaj

Bota

Shkeli armëpushimin, Rusia i tregon ‘dhëmbët’


Një zyrtar i lartë i Kremlinit të enjten foli me ton kërcënues ndaj Ukrainës, vetëm disa ditë pasi kryediplomati rus i citoi fjalët e Putinit rreth shkatërrimit të Ukrainës.Ky zyrtar tha se Rusia do të ishte e detyruar t’i mbrojë qytetarët e vet në lindje të Ukrainës, varësisht nga shkalla e konfliktit ushtarak në atë pjesë, raportoi agjencia e lajmeve TASS.

Zyrtari i quajtur Dmitry Kozak tha se fillimi i veprimeve të gjera ushtarake në Ukrainën lindore do ta shënonte fillimin e fundit të Ukrainës, shkruan Reuters. Kjo deklaratë është e ngjashme me fjalët e ministrit rus për Punë të Jashtme, Sergei Lavrov, i cili javën e kaluar tha se çfarëdo përpjekje për një luftë të re në lindje të Ukrainës do të përfundonte me shkatërrimin e këtij shteti.

Moska dhe Kievi kohëve të fundit kanë shkëmbyer akuza me njëra-tjetrën rreth rritjes së tensioneve në konfliktin mes forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve të përkrahur nga Rusia.
Ukraina thotë se separatistët janë duke e shkelur në mënyrë të vazhdueshme armëpushimin e arritur në korrik të vitit të kaluar dhe po e akuzon Rusinë për grumbullimin e forcave ushtarake afër kufirit. Kjo akuzë është mohuar nga Kremlini.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion