Britania e Madhe merr vendimin: AstraZeneca për personat mbi 30-vjeç

Bota

Britania e Madhe merr vendimin: AstraZeneca për personat mbi 30-vjeç

Një ditë pas deklaratës së EMA, se AstraZeneca mund të ketë një lidhje me mpiksjen e gjakut, Britania e Madhe ka marrë vendimin e fundit. Në këtë rast, ekspertët britanikë kanë rekomanduar që vaksinën AstraZeneca ta bëjnë personat mbi 30-vjeç, këta të tjerët, të zgjedhin një tjetër markë.

 

 “Nuk po këshillojmë pezullimin e vaksinimit për grupe të caktuara. Po këshillojmë që për një grup të veçantë të preferohet një vaksinë tjetër, më shumë prej kujdesit, sesa prej frikës serioze mbi sigurinë e vaksinës”, shprehen ekspertët.

Ndërkohë, kujtojmë se në Britaninë e Madhe, mbi 20 milionë qytetarë kanë marrë vaksinën AstraZeneca, ku, 79 prej tyre kanë pasur si efekt anësor mpiksjen e gjakut, ndërkohë që rreziku i vdekjes vlerësohet 1 në 1 milionë.

ME TE LEXUARAT