Shira të rrëmbyeshëm në Afganistan, humbin jetën 14 persona
Lajmifundit
/
4 Maj 2021, 11:43
Bota

Të paktën 14 persona kanë mbetur të vdekur në Afganistan, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm. Mësohet se viktimat janë raportuar në provincën Heart. Për këtë gjëndje, zëdhënësi i qeverisë Jailani Farhad tha se vërshimet kanë prekur distriktin Adraskan në orët e vona të 3 majit, dhe se katër fëmijë kanë qenë në mesin e viktimave.
Sipas mediave të huaja, vërshime janë raportuar edhe në distriket Obe dhe Karokh të Heratit. Këto vërshimet sezonale që ndodhin në këtë shtet dëmtojnë shtëpitë, tokat bujqësore dhe infrastrukturën publike.


