Shifra të larta infektimesh me COVID, Italia “rihapet” të hënën

Bota

Shifra të larta infektimesh me COVID, Italia “rihapet” të

Bilanci italian i pandemisë flet për  një rritje të lehtë të infektuarve, që nga 13844 shkojnë në 16232, ndërkohë që viktimat mbeten në të njëjtin nivel, me 360 në 24 orët e fundit.  
Mbeten ende mbi 22 mijë persona të shtruara në spitalet italiane, 3mijë prej tyre në terapi intensive, ndërkohë që në rritje nga dje duket edhe niveli i pozitivitetit, me  4.4%.

Lombardia mbetet rajoni më i goditur, i ndjekur nga Veneto, Kampania dhe Emilja Romanja.
Nga e hëna në vendin fqinj hapin restorantet dhe baret në hapësirat e jashtme, ndërkohë që hapen edhe pishinat, ekspozitat, muzetë kinematë dhe teatrot. Për qendrat tregtare duhet të pritet për 15 majin, dhe palestrat nga 1 qershori.  

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion