SHBA, shoferi merr para me makinë protestuesit, një i vdekur dhe 3 të plagosur

Bota

SHBA, shoferi merr para me makinë protestuesit, një i vdekur dhe 3

Në imazhe shihet zona e rrethuar ku një grua u vra dhe tre njerëz të tjerë u plagosën mbrëmjen e të dielës në Minneapolis, teksa një burrë sulmoi me makinën e tij demonstruesit që protestonin kundër vrasjes së një afro-amerikani nga forcat e policisë.

Incidenti vrasës ndodhi në zonën qendrore të Uptown rreth orës lokale 11:39. Autoritetet vendase thanë se ishin duke monitoruar demonstratën në zonë, kur një makinë sulmoi qëllimisht turmën. Pas incidentit protestuesit ishin konfrontuar me shoferin.

SHBA, shoferi merr para me makinë protestuesit, një i vdekur dhe 3

“Protestuesit e nxorrën atë nga makina dhe sipas dëshmive, nisën ta godisnin”, tha policia në deklaratën e sotme, duke shtuar se më pas me ardhjen e njësive të policisë shoferi ishte marrë nën arrest.

ME TE LEXUARAT