"Koka" e grupit të killerave që merrnin urdhër nga burgu, Admir Tafili pritet të hapë “kutinë e pandorës”

Aktualitet

"Koka" e grupit të killerave që merrnin urdhër nga

Ditën e sotme është sjellë në SPAK nga burgu i sigurisë së lartë të Burrelit i dënuari i përjetshëm Admir Tafili.

Ai  ka kërkuar rihapje dhe hetim të thelluar për vrasjen e babait të tij, Bahri Tafili.

Gjatë të gjithë ditës së sotme, është pyetur nga dy prokurorë të SPAK ndërsa seanca ka përfunduar për të rinisur sërish ditën e nesërme.

Admir Tafili po hap “kutinë e pandorës” për ngjarje kriminale të ndodhura së fundmi dhe gjatë dy dekadave në qytetin e Shkodrës, ku përmenden grupe të forta kriminale.

Kujtojmë se Admir Tafili, i cili është dënuar me burg të përjetshëm për disa vrasje njihet si “koka” e grupit të vrasësve me pagesë që merrnin urdhra nga burgu./Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion