“Ka nevojë për trajtim mendor”, Macron flet pas takimit me Erdogan

Bota

“Ka nevojë për trajtim mendor”, Macron flet pas takimit

Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë Samitit të NATO-s zhvilloi një takim me homologun Rexhep Tajip Erdogan, ndërsa u shpreh se biseda ishte miqësore, por pa kërkuar falje për deklaratat fyese të disa muajve më parë ku kreu i shtetit turk u shpreh se “ka nevojë për trajtim mendor”.

Për më tepër, në Samitin e NATO-s, Macron tha se Erdogan konfirmoi dëshirën e tij që mercenarët të largoheshin sa më shpejt nga Libia, ndërsa ishte dakord të bashkëpunonte me Francën në lidhje me tërheqjen e tyre.

Marrëdhëniet e Parisit me Ankaranë u përkeqësuan, kryesisht për shkak të krizës në Libi. Turqia ka vendosur një ushtri në Libi, bazuar në një marrëveshje me qeverinë e mëparshme të atij vendi. Abcnews.al

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion