SHBA nuk humb kohë, javën tjetër nis vaksinimi i personave mbi 18-vjeç

Një ditë më parë, presidenti i SHBA-ve Joe Biden deklaroi se të gjithë të rriturit amerikanë mbi 18 vjeç e sipër mund të vaksinohen kundër COVID, që nga data 19 prill.
“S’do të ketë më rregulla kufizuese, s’do të ketë më kufizime, që nga data 19 prill çdo 18 vjeçar e sipër përmbush kushtet për t’u vaksinuar”, deklaron Biden. Ndërkohë, asnjë vaksinë COVID-19 ende nuk është e autorizuar për fëmijët nën 16 vjeç, megjithëse testimi është duke u zhvilluar.
Sipas mediave, shumica e shteteve amerikane tashmë kanë thënë se do të shpërndajnë vaksinat për të gjithë të rriturit deri në atë datë të re të synuar. Më shumë se 80% e mësuesve dhe stafit të shkollës kanë marrë të paktën një vaksinë, tha Biden, por vuri në dukje se variante të virusit koronavirus po përhapen dhe po gjenerojnë një rritje të rasteve.
"Ne nuk jemi në vijën e finishit. Kemi akoma shumë punë për të bërë. Ne jemi akoma në një garë jete-vdekje, ”tha Biden.


