Covid-19 “gjunjëzon” Brazilin, 4 mijë të vdekur brenda 24 orëve të fundit, presidenti refuzon të bllokojë vendin

Situata e Covid-19 në Brazil sa vjen dhe përkeqësohet. Autoritetet shëndetësore kanë bërë me dije se vetëm një ditë më parë, kanë mbetur të vdekur 4 mijë persona. Sipas deklaratës së autoriteteve zyrtare, një mutacion i Covid me transmetueshmëri të lartë ka ndikuar në rritjen e shpejtë të rasteve të infeksionit.
Problem i madh gjthashtu ishte edhe tejmbushja e spitaleve të Covid dhe sistemi shëndetësor në shuma zona është në prag kolapsi. Numri i personave që kanë humbur jetën është rreth 337,000, duke u bërë vendi i dytë për numrin më të lartë të viktimave pas SHBA.
Ndonëse vendi po futet në kolaps, presidenti i vendit, Jair Bolsonaro vazhdon të kundërshtojë çdo masë bllokimi për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Sakaq në Brazil janë zbuluar 92 variante të koronavirusit duke përfshirë edhe variantin P.1 i cili ka rrezikun më të lartë për shkak të transmetueshmërisë së lartë.


