Drogë dhe armë në makinë, “Shqiponjat” arrestojnë 25-vjeçarin në Tiranë

Aktualitet

Drogë dhe armë në makinë, “Shqiponjat”

Arrestohet një 25-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në makinë nga “Shqiponjat”, iu gjet kanabis dhe 1 armë e ftohtë. Policia e Tiranës bën me dije se ka rënë në pranga shtetasi Rr.H.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Rr. H., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe 1 armë e ftohtë”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT