Vjedhje dhe qarkullim me makinë në gjendje të dehur, në pranga 5 persona

Aktualitet

Vjedhje dhe qarkullim me makinë në gjendje të dehur, në

Policia e Tiranës ka arrestuar një 52-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”. Policia njofton se ka rënë në pranga shtetasi E.L. Policia njofton se specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë 4 persona, dy prej të cilëve drejtonin makinën në gjendje të dehur, një 24-vjeçar nuk kishte leje drejtimi, ndërsa një 29-vjeçar është përfshirë në një aksident, pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë ndalimi i shtetasit E. L., 52 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja" e kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

B. S., 38 vjeç dhe Sh. I., 48 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; B. L., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;

Xh. H., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT