U shmang tragjedia, dy avionë rrezikuan përplasjen në aeroportin e Parisit!

Bota

U shmang tragjedia, dy avionë rrezikuan përplasjen në aeroportin

Një gabim i kullës së kontrollit çoi dy avionë me 228 persona në bord në të njëjtën pistë.

Alarmi i piloteve të EasyJet ishte ai që i shpëtoi të gjithë. Tani, hetimi francez e zbardh të plotë ngjarjen. Po të mos kishte qenë për ta, Boeingu 787 i United Airlines do të kishte zbritur, i bindur se ishte në pistën e duhur.

E ndërkohë, do të kishte përfunduar i përplasur me Airbusin A320 britanik low cost, duke u bërë shkas për një katastrofë ajrore të përmasave të mëdha. Tragjedia arriti të shmangej vetëm për pak sekonda 20 korrikun e 2020-tës në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit, por ajo u zbulua vetëm së fundi në  raportin e publikuar nga “Bureau d’enquêtes et d’analyses pour la sécurité de aviation civile” ( Bea), agjencia franceze që heton aksidentet në sektor.

Një dokument me katërmbëdhjetë faqe tregon se si gabimi i kontrollorit të fluturimit ose një përgjigje e gabuar nga kabina e avionit të United, mund të kishte vrarë kushedi se sa persona. Mëngjesin e asaj dite, uljet në «Charles de Gaulle» – një ndër aeroportet më të rëndësishëm në botë, ishin planifikuar në pistën 9 në të majtë, ngritjet në 9 në të djathtë. Ishte një ditë e ngarkuar, pas disa javësh qetësie për shkak të koronavirusit, por që nuk e mbërrinte vëllimin parapandemik.

Duke qenë se pistat kishin të njëjtin numër, kontrollori u gabua. Pilotët e low costit britanik e kontrolluan pozicionin e United, me idenë se ai duhet po zbriste në pistën e 9 majtas, por gabimisht i ishte komunikuar për pistën e 9 djathas ku ndodheshin ata. Amerikanët u njoftuan në minutën e fundit për atë që po ndodhte dhe e ringjitën avionin duke tentuar uljen 20 minuta më vonë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion