Rrëshqitje dheu në Papa Guinenë e Re, rrafshohet fshati, mbi 100 të vdekur
Lajmifundit
/
24 Maj 2024, 08:35
Bota

Rreth 100 persona dyshohet se kanë vdekur mëngjesin e sotëm nga një rrëshqitje e madhe dheu në një fshat të largët në Papua Guinea e Re, sipas banorëve vendas që po marrin trupat e të vdekurve.
Autoritetet nuk e kanë konfirmuar numrin e viktimave.
Rrëshqitja e dheut preku fshatin Kaokalam në provincën Enga, i cili ndodhet rreth 600 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit të Papuas, Port Moresby.
Banorët e fshatit thonë se më shumë se 100 persona kanë humbur jetën pasi rrëshqitja e dheut rrafshoi shtëpitë ndërsa fshatarët ishin ende duke fjetur.


