Refuzuan t’i jepnin oficerëve hamburger falas, arrestohen 19 punonjës të një fast food-i

Bota

Refuzuan t’i jepnin oficerëve hamburger falas, arrestohen 19

19 punonjës të një restoranti të ushqimit të shpejtë në Pakistan u arrestuan pasi refuzuan t’i jepnin një grupi oficerësh hamburger falas. Sipas BBC, stafi i “Johnny & Jugnu” në Lahore, qëndruan në ambientet e komisariatit për një natë të tërë.

“Kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ka ndodhur…në restorantin tonë“, tha në një deklaratë kompania. 9 oficerë të përfshirë në incident janë pezulluar. Zyrtari i lartë i policisë, Inam Ghani tha: “Askush nuk lejohet të marrë ligjin në duart e tij. Padrejtësia nuk do të tolerohet. Të gjithë ata do të dënohen.”

Kompania sqaroi se pas refuzimit të kërkesës për të përfituar hamburgerë falas, oficerët e policisë kërcënuan menaxherët dhe u larguan për t’u kthyer sërish të nesërmen duke iu bërë presion ekipit “me argumente të pabazuara”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion