EMRI/ Infermieri i QSUT humbi njërën këmbë, tani rrezikon tjetrën. Apeli për ndihmë

Aktualitet

EMRI/ Infermieri i QSUT humbi njërën këmbë, tani rrezikon

Një 30-vjeçar apelon për ndihmë tek të gjithë shqiptarët, pasi rrezikon që të humbasë këmbën e tij për shkak të një sëmundje. Eriseldi, infermier pranë Onko-Hematologjisë pediatrike në QSUT ka amputuar këmbën e djathtë dhe tani ka probleme me enët e thella të gjakut të këmbës tjetër dhe barkut.

Mjekët në Itali i kanë këshilluar ndërhyrje kirurgjikale të enëve të gjakut sa me shpejt që mos t’i rrezikohet jeta.

Reagimet nga kolegët e tij kanë qenë të shumta, ndërsa ata i janë bashkuar apelit për ndihmë.

EMRI/ Infermieri i QSUT humbi njërën këmbë, tani rrezikon

“Ai është një djalë plotë energji dhe profesionist i devotshëm në një shërbim të vështirë, ku hallet e fëmijëve me diagnoza të tilla e bëjnë atë dhe më të ndjeshëm dhe më pranë tyre. Optimizmi i tij për jetën dhe profesionin më bëri ta admiroj atë djalë.

Secili nga ne është i rrethuar nga hallet dhe problemet e përditshme, ku dikush më pak dhe dikush më shumë. Faleminderit shumë të gjithë njerëzve dhe kolegëve që më kanë shkruar për ta ndihmuar Erin. Në halle dhe probleme t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit? Zoti i dhëntë forcë Erit që ta përballoj këtë problem shëndetësor!

Ai dhe ne jemi bashkë për të?”, shkruan një prej kolegëve të tij.

ERISELDI TELHALLARI, IBAN:AL93202110750000000021163311

Nr. tel: 069 313 3503

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion