Kontrolle në “foletë” e krimit, policia aksion kundër lojërave të fatit në Vlorë, disa të shoqëruar

Aktualitet

Kontrolle në “foletë” e krimit, policia aksion kundër

Disa persona janë shoqëruar nga policia e Vlorës në kuadër të një operacioni të zhvilluar pasditen e sotme në kuadër të goditjes së lojërave të paligjshme të fatit.

Kontrollet po vijojnë në ambiente që dyshohet se frekuentohet nga persona me precedent penalë.

Aksioni është ende në zhvillim e sipër ndërsa kontrollet janë shtrirë në disa pika të ndryshme të qytetit. Nuk dihet ende identiteti i personave të shoqëruar nga uniformat blu.

Ditën e djeshme, Forca të shumta RENEA dhe FNSH zbarkuan në Lungomare të Vlorës, ku u vu në pranga Edison Begaj dhe një tjetër, si dhe u shoqëruan së paku 10 persona. Personat e arrestuar kanë qenë të armatosur, ndërsa e shkuara e tyre lidhej me botën e krimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion