Raundi i bisedimeve në Stamboll/ Moska sugjeron armëpushim tre ditor, pas lirimit të të burgosurve

Bota

Raundi i bisedimeve në Stamboll/ Moska sugjeron armëpushim tre ditor,

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky thotë se pret që më shumë të burgosur lufte të shkëmbehen me Rusinë pas raundit të sotëm të bisedimeve të paqes në Stamboll.

Duke folur pas një takimi të NATO-s në Vilnius, ai përsëriti mbështetjen për një sërë sanksionesh të reja për të ushtruar presion mbi Presidentin Vladimir Putin që të bjerë dakord për një armëpushim.

Bisedimet e sotme nuk ka gjasa të sjellin ndonjë përparim, por Rusia dhe Ukraina duan të shmangin tensionimin e marrëdhënieve të tyre me Shtëpinë e Bardhë , shkruan BBC news. Një raund i mëparshëm bisedimesh në Turqi muajin e kaluar nuk arriti të sjellë ndonjë rezultat të rëndësishëm përveç një shkëmbimi të të burgosurve të luftës.

Ukraina dyshon se Rusia nuk është e angazhuar në negociata me mirëbesim dhe ka bërë përsëri thirrje për më shumë sanksione perëndimore për të ushtruar presion mbi Moskën që t'i japë fund luftës.

Nga ana tjetër, Vladimir Medinsky, i cili është kryenegociatori i Vladimir Putinit tha se Rusia ka sugjeruar një armëpushim për dy-tre ditë në zona të caktuara.

ME TE LEXUARAT