Rastet e shtuara të mpiksjes së gjakut, Danimarka pezullon përfundimisht AstraZeneca
Lajmifundit
/
14 Prill 2021, 14:47
Bota

Qeveria e Danimarkës ka marrë vendimin përfundimtar, lidhur me vaksinën AstraZeneca. Pas rasteve të shumta të raportuara për mpiksje gjaku, pas vaksinimit nga kjo vaksinë, Danimarka duket se nuk i beson më kësaj vaksine.
Mësohet se për shkak të këtij vendimi, fushata e vaksinimit do të bllokohet në vend për disa javë. Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë, EMA pranoi se AstraZeneca mund të ketë faj në mpiksjen e gjakut. Ndërkohë, Danimarka është vendi i parë që ka bllokuar përfundimisht vaksinën AstraZeneca.


