“Po jepen shuma marramendëse”, Mesila Doda zbulon partinë që ka ”hapur thesin” në fushatë

Politikë

“Po jepen shuma marramendëse”, Mesila Doda zbulon partinë

Kandidatja për deputete në listën e Tiranës nga koalicioni opozitar, Mesilda Doda në një intervistë për Fax News, ka apeluar qytetarët që të dalin masivisht për të votuar në 25 Prill. Doda tha se PDIU përveçse ku ka kandidatët e saj, po bën fushatë në të gjitha qarqet ku ka një prani të madhe të komunitetit çam, ndërsa shtoi se po bëhet maksimalizimi i votave për koalicionin opozitar.

“Ka pasur raste që kanë pasur me vete policinë dhe ushtrinë dhe nuk ja kanë dalë dot që të mbajnë Shqipërinë në robëri, si në kohën e Ramiz Alisë. U lutem qytetarëve që në datën 25 Prill të dalin sa më shumë të për votuar, për të ardhmen e fëmijëve tuaj, dilni sa më shumë të votoni, detyra jonë është që të ndryshojmë dhe të sjellim një Shqipëri normale.

Absolutisht po, ne jemi në të gjitha qarqet, ne nuk kemi bërë fushatën e madhe si gjithmonë, që të mbushnim sheshet, kemi gjykuar se është me shumë rëndësi që të takojmë njerëzit kokë më kokë, kudo në çdo zonë, dhe të kemi mundësi të sjellim vota për koalicionin opozitar.

E kanë mbajtur shqiptarët për 8 vite me radhë shqiptarët këtë pandemi vjedhjesh, janë parti më të vogla pranë PS-së dhe shkojnë me premtime për blerje votash. SPAK duhet të zgjohet, pasi nesër do të duhet të mbajë përgjegjësi për mosveprimet”, u shpreh Doda, e cila përmendi se partia e Tom Doshit, emri i të cilit është lakuar nga ambasada amerikane, po tenton që të blejë vota në terren.

A ka prova që Tom Doshi po ndërhyn në zgjedhje?

Doda: Ne në terren e kemi këtë lloj informacioni, provat duhet ti gjejnë organet e drejtësisë, ndaj do të duhet që të gjithë të bëjnë punën e tyre. Derisa na kanë ardhur ne fakte që jepen shifra marramendëse për blerjen e votave, atëherë drejtësia duhet ti gjejë.

Database me të dhënat e qytetarëve në dorë të PS

Doda: Ky është një krim elektoral i pastër, pasi me ID e kartës identitet shumë të dhëna tona personale janë të ekspozuara. Të gjithë duhet të dalin përpara ligjit, i gjithë sistemi është në duart e njeriu të vetëm.

Deklarata e ambasadores Kim, që ”nëse doni ndryshimin duhet të votoni për ndryshimin, nëse doni kriminelët, duhet të votoni për kriminelët”.

Doda: Ajo që dua të them pikësëpari është që në zgjedhje votojnë shqiptarët dhe jo ambasadorët. Më vjen mirë që ka një refleksion nga ana e ambasadorëve, por po ky është realiteti në Shqipëri, një person i vetëm ka kriminalizuar të gjithë sistemin. Ambasadorja ka filluar që të zgjohet dhe të kuptojë se kë ka përballë. SHBA është aleati ynë i përjetshëm, ndaj nuk mund të ketë asnjë diktator që mund të minojnë marrëdhënien mes dy vendeve tona

A do të ketë PDIU vëzhgues në ditën e zgjedhjeve

Doda: PDIU do të jetë pjesë e koalicionit opozitar të vëzhguesit, do të ketë përfaqësuesit e saj

ME TE LEXUARAT