Keto fruta- perime do ju vijnë në ndihmë për të zhdukur rrathët e zinj poshtë syve

Soft

Keto fruta- perime do ju vijnë në ndihmë për të zhdukur

Rrathët e zinj poshtë syve janë një “aksesor” që askush nuk e do, por që fatkeqësisht të gjithë e kanë, për arsye të ndryshme, mes të cilave dhe pagjumësia apo gjumi i tepërt. Mjekët këshillojnë disa ushqime që ju ndihmojnë ta zhdukni këto aksesor.

 

Në listë janë domatet, që sipas mjekëve, ky perim përmban një përbërje të quajtur likopen, e cila u jep atyre ngjyrën e tyre karakteristike të kuqe. Ky përbërës ndihmon në qarkullimin e gjakut.

Edhe kastraveci është në listë, pasi sipas mjekëve, dioksidi i silikonit në tranguj mund të rrisë prodhimin e kolagjenit dhe përmbajtja e saj e lartë e ujit ju ndihmon të mbani të hidratuar.

Lodhja, një tjetër shkaktar i rrathëve poshtë syrve dhe farat e susamit mund tju ndihmojnë, pasi përmbajnë vitaminën E.

Manaferrat janë në listë pasi ky frut përmban antocianinë, dhe që  ndihmon në neutralizimin e radikaleve të lira të oksigjenit që shkatërrojnë qelizat dhe përshpejtojnë procesin e plakjes.

Në listë është edhe shalqiri, pasi ka likopen dhe hidraton lëkurën.

ME TE LEXUARAT