Raketa ruse kaloi mbi qiellin polak, tensione mes Moskës dhe Varshavës

Bota

Raketa ruse kaloi mbi qiellin polak, tensione mes Moskës dhe Varshavës

Rusia shkeli hapësirën ajrore të Polonisë të dielën në orët e para të mëngjesit me një raketë kruz të drejtuar ndaj objektivave në Ukrainën perëndimore, thanë forcat e armatosura të Polonisë.

Rusia lëshoi 57 raketa dhe dronë kundër Ukrainës në orët e hershme, përfshirë një sulm në Kiev dhe rajonin perëndimor të Lvivit pranë kufirit polak.

“Më 24 mars në orën 4:23 të mëngjesit ka pasur një shkelje të hapësirës ajrore polake nga një prej raketave kruz me rreze të gjatë veprimi të lëshuara gjatë natës nga aviacioni i Federatës Ruse”, thanë forcat e armatosura polake në platformën e mediave sociale X.

“Objekti hyri në hapësirën polake pranë qytetit Oserdoë (Vojvoda e Lublinit) dhe qëndroi atje për 39 sekonda. Gjatë gjithë fluturimit, ai po vëzhgohej nga sistemet e radarëve ushtarakë”.

Ministria e Jashtme polake synon të thërrasë ambasadorin rus për sqarime për shkeljen e hapësirës ajrore, tha zëvendësministri i jashtëm Andrzej Szejna për televizionin privat Polsat Neës.

Polonia i bën thirrje Rusisë “të ndalojë sulmet ajrore terroriste mbi banorët dhe territorin e Ukrainës, t’i japë fund luftës dhe të merret me problemet e brendshme të vendit”, tha zëdhënësi i ministrisë në një deklaratë.

 

ME TE LEXUARAT