Qëllohet për vdekje anëtari i marinës amerikane, në gjendje kritike për jetën dy të tjerë

Bota

Qëllohet për vdekje anëtari i marinës amerikane, në

Një ditë më parë, një pjestar i Marinës amerikane ka mbetur i vdekur pasi u qëllua me armë. Ngjarja ka ndodhur në Merilendit, në një bazë ushtarake. Sipas mediave të huaja, nga kjo ngjarje e rëndë dy persona u plagosën rëndë.

Mediat shkruajnë se autoritetet në Frederik të Marilendit, rreth 72 km në veriperëndim të Uashingtonit, po përpiqen të zbulojnë motivet e ngjarjes. Ka qenë shefi i policisë së Frederiku Jason Lando që ka dhënë informacionet. “Siç mund ta imagjinoni, kjo është një skenë shumë aktiv. E vetmja gjë që mund t’ju them është se kemi konfirmuar që ishte vetëm një autor. Publiku është i sigurt.

Pas marrjes së telefonatës, policia gjeti dy të plagosurit, të dy burra, në një kompleks biznesesh tregëtare dykatëshe. Të dy ata u dërguan në Qendrën e Traumës në Spitalin Universitar të Merilendit, në Baltimore”, tha shefi i policisë Lando, ndërsa shtoi se në këtë kohë, lajmi i fundit që kemi është se të dy viktimat janë në gjendje kritike.

Sipas mediave, i dyshuari më pas shkoi në bazën e Ushtrisë Fort Detrick aty pranë, , ku u qëllua për vdekje nga personeli ushtarak. Ndërkohë Marina tha në Tëitter se autori i paidentifikuar ende ishte një anëtar i trupës së spitalit të Marinës.

ME TE LEXUARAT