"Pse nuk protestojnë dot njerëzit..."/ Pyetja e 9-vjeçares bën që Putini të ndërpresë konferencën

Bota

"Pse nuk protestojnë dot njerëzit..."/ Pyetja e

Pyetja e një vogëlusheje, vetëm 9 vjeç ka bërë që Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ta ndërpresë konferencën që po mbante para gazetarëve, pasi përfundoi takimin me kreun e SHBA-ve, Joe Biden.

Një gazetar është ngritur në këmbë dhe tha se vajza e tij në moshën 9-vjeçare do i drejtonte një pyetje.

9-vjeçarja i ka kërkuar që Putin t’i shpjegonte me fjalë të thjeshta qëllimin e takimit me Biden dhe e pyeti se përse në Rusi nuk mund të protestojnë të rinjtë, përfshirë dhe vajzën e saj.

“Ju lutem na shpjegoni qëllimin e takimit, me fjalë të thjeshta….Kam një pyetje nga vajza ime, më pyet se përse të rinjtë si ajo, është vetëm 9 vjeç, nuk mund të protestojnë,”- tha gazetarja dhe kaq mjaftoi që Putin të ndërpriste fjalën, e më pas të dilte nga dhoma ku po mbante konferencën.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion