Protestat masive anti-qeveritare, SHBA vendos sanksione financiare ndaj Kubës

Bota

Protestat masive anti-qeveritare, SHBA vendos sanksione financiare ndaj

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sot sanksione financiare mbi ministrin e Mbrojtjes Cuban Alvaro Lopez Miera dhe një njësi të veçantë të Ministrisë së Brendshme për t’u dhënë fund demonstratave pro-demokracisë në Kubë.

“Populli i Kubës po proteston për të drejtat themelore dhe universale që qeveria e tyre duhet të garantojë “- tha Sekretarja e Thesarit e SH.B.A. Janet Glenn në një njoftim për shtyp, duke premtuar të vazhdonte vendosjen e sanksioneve në ishull për të mbështetur kërkesën e njerëzve për demokraci.

Nga ana e tij presidenti Joe Biden tha sot se sanksionet e reja të SHBA kundër Kubës synojnë ata që janë përgjegjës për goditjen e protestave dhe janë vetëm hapi i parë në përgjigjen e SHBA. “Ky është vetëm fillimi”- tha Biden në një deklaratë.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë arrestimet dhe gjykimet masive në Kubë dhe do të vazhdojnë të vendosin sanksione ndaj atyre që janë përgjegjës për shtypjen e popullit kuban”- tha ai.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion