Policia qëllon për vdekje 20-vjeçarin me ngjyrë, protesta masive në SHBA (Foto)

Një ditë më parë, policia në Mineapolisit në SHBA ka vrarë një 20-vjeçar me ngjyrë, ku për pasojë kanë nisur protesta masive për “Black Live Matter” (Jeta e personave me ngjyrë vlen).

Mediat vendase shkruajnë se i riu si fillim u ndalua nga policia pasi shkeli rregullat e trafikut, ndërsa më pas verifikuan që ndaj të riut kishte një urdhër arresti.
Sipas mediave, kur policia do e arrestonte, i riu u arratis me makinë dhe këtu policia qëlloi me armë drejt tij. Më tej, shtojnë mediat, 20-vjeçari u përplas me një automjet tjetër.

Në vend kanë nisur protestat për vdekjen e 20-vjecarit, duke detyruar policinë që të hedhë gaz lotsjellës ndaj qindra njerëzve të mbledhur jashtë stacionit të policisë në qytetin e Brooklyn Center, në veriperëndim të Minneapolis.


