Po merrte rreze dielli, 15-vjeçari qëndron më shumë se ç’duhet, i shkaktoi djegie të shkallës së dytë
Lajmifundit
/
22 July 2021, 09:46
Bota

Një djalë 15-vjeçar nga Anglia mori djegie të shkallës së dytë, kjo pasi qëndroi më shumë orë se çduhet në diell. Ka qenë nëna e tij që e ka dhënë lajmin. Laura Daly tha se djali i saj u dogj shumë dhe e ka dërguar menjëherë në spital.
Pas kësaj ngjarje, e cila nuk është aspak e lehtë për të dhe djalin e saj, ajo u ka bërë apel të gjithë prindërve që të kudjesen për lëkurën e tyre dhe të fëmijëve, që është shumë e rëndësishme.

Sipas saj, fëmija duhet të qëndrojë disa minuta në çadër pasi të marrë kremin, në mënyrë që ta përpijë trupi, pastaj të dalë në diell e në det.


