Plas kallashi midis dy kushërinjëve, ekzekuton djalin e xhaxhit për konflikt pronësie

Kosovë&Rajon

Plas kallashi midis dy kushërinjëve, ekzekuton djalin e xhaxhit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Novosellë të Pejës, ku një person është vrarë nga kushëriri i vet.

Mësohet se viktima është Bashkim Brahimaj, kurse i dyshuari Faton Brahimaj. Sipas mediave kosovare mësohet se vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësore. I dyshuari është në arrati dhe forcat e policisë janë vendosur në ndjekje për arrestimin e Faton Brahimaj.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Rreth orës 14 e 40 minuta policia është njoftuar për një vrasje në fshatin Novosellë. Menjëherë policia ka arritur në vendin e ngjarjes. Me të arritur aty ka hasur një person të shtrirë.

Është njoftuar emergjenca, ka dalë në vend të ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatu vdekjen. I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet.

Në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante po ashtu edhe prokurori i shtetit.

Nuk dihet ende për motivet, këtë do ta tregojnë hetimet”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Fadil Gashi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion