E trishtë! Ndahet nga jeta legjenda e modës

Bota

E trishtë! Ndahet nga jeta legjenda e modës

Stilisti i famshëm Alber Elbaz i njohur për rinovimin e tij spektakolar të shtëpisë së modës franceze ” Lanvin ” nga 2001 në 2015, u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare. Vdekja e tij u konfirmua nga Financière Richemont, partneri i tij i ndërmarrjes së përbashkët në AZ Factory, ndërmarrja e tij e fundit dhe shumë e suksesshme në fushën e modës.

“Nuk humba vetëm një koleg, por edhe një mik shumë të shtrenjtë.”- u shpreh Richemont për të ndjerin, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme. Ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes së legjendës së modës.

Elbaz me origjinë izraelite, lindi në Maroko më 6 Shkurt të vitit 1961. Ai filloi të punojë për “Guy Laroche” nga viti 1996 deri në vitin 1998. I nominuar nga Pierre Bergé, Elbaz ishte drejtor krijues i ” Yves Saint Laurent” nga 1998 për tre sezone, përpara se të bashkohej me ” Lanvin” dhe të qëndronte atje deri në vitin 2015. Përveç talentit të jashtëzakonshëm, të gjithë do të mbajnë mend gjithmonë nga Elbaz sensin e tij të humorit.

Stilisti ka veshur yje të famshëm si Nicole Kidman, Natalie Portman , Chloë Sevigny, Sofia Coppola, Meryl Streep , Demi Moore , Catherine Deneuve, Kate Moss, Uma Thurman, Julianne Moore, Gwyneth Paltrow.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion