Kukësi në errësirë prej 7 orësh, por shiu sjell lajmin e mirë për liqenin

Aktualitet

Kukësi në errësirë prej 7 orësh, por shiu sjell lajmin
Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me erëra të forta, kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në qarkun e Kukësit. Qyteti i Kukësit dhe pjesa më e madhe e fshatrave të kësaj bashkie kanë mbetur pa energji elektrike prej rreth 7 orësh.

Probleme me furnizimin me energji raportohen edhe në bashkitë Has dhe Tropojë, ndërsa reshjet kanë sjellë vështirësi edhe në qarkullimin rrugor. Në disa akse nacionale raportohet për rënie gurësh dhe dherash në rrugë, ndaj drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.

Por, mes problematikave të shkaktuara nga moti i keq, ka edhe një zhvillim pozitiv për zonën e Kukësit. Rritja e reshjeve ka sjellë shtim të prurjeve në liqenin e Kukësit, ku sot, për herë të parë pas gjashtë muajsh, niveli i ujit ka nisur të shënojë rritje.

Kujtojmë se prej rreth dy javësh liqeni kishte arritur në një nivel kritik, duke zbuluar edhe rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit, të cilat zakonisht ndodhen nën ujërat e tij.

Ndërsa pritet përmirësimi i situatës së furnizimit me energji elektrike, reshjet dhe era e fortë vijojnë të kërkojnë kujdes nga banorët dhe drejtuesit e automjeteve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion