Pas alarmit për cunami, Ambasada shqiptare në Tokio u bën thirrje shtetasve shqiptarë: Ndiqni udhëzimet zyrtare

Bota

Pas alarmit për cunami, Ambasada shqiptare në Tokio u bën thirrje

Pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë që goditi Lindjen e Largët të Rusisë, autoritetet japoneze kanë lëshuar alarme për cunami në disa rajone bregdetare të Japonisë, përfshirë Hokkaido dhe Ishujt Kurile.

Përballë kësaj situate të rrezikshme, Ambasada e Shqipërisë në Tokio ka reaguar menjëherë me një njoftim urgjent drejtuar qytetarëve shqiptarë që ndodhen aktualisht në territorin japonez.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Japoni këshillon të gjithë shtetasit shqiptarë të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare të autoriteteve japoneze dhe të respektojnë me përpikmëri çdo udhëzim që lidhet me sigurinë personale në zonat e prekura,” thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, ambasada apelon që qytetarët të qëndrojnë të informuar për çdo zhvillim në kohë reale përmes burimeve zyrtare, si televizioni publik japonez NHK, si dhe aplikacioneve të emergjencave që përdoren gjerësisht në Japoni.

Ndërkohë, mediat vendase raportojnë për lëvizje të nivelit të detit dhe mundësi për valë të mëdha që mund të godasin brigjet e Japonisë dhe të vendeve përreth, përfshirë edhe Alaskën e Hawain. Autoritetet janë në gjendje gatishmërie të lartë dhe kanë nisur evakuime në disa zona të rrezikuara.

ME TE LEXUARAT