FOTO/ Alarm për cunami në Paqësor! Dallgët e tërmetit në Rusi mbërrijnë në brigjet e Japonisë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë ka goditur brigjet e Rusisë lindore, duke shkaktuar paralajmërime për cunami në të gjithë Oqeanin Paqësor.
Menjëherë pas tërmetit, autoritetet në Japoni dhe Hawaii lëshuan njoftime për masa sigurie. Dallgët e para të cunamit tashmë kanë mbërritur në Gadishullin Kamchatka, Ishujt Kuril dhe ishullin Hokkaido të Japonisë, si dhe në Hawaii.
Paralajmërime janë dhënë edhe për ishuj të tjerë dhe brigjet në jug, përfshirë Zelandën e Re, Ekuadorin dhe bregun perëndimor të SHBA dhe Kanadasë.
Qendra e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor njoftoi për valë me lartësi nga 1 deri në 3 metra, duke këshilluar banorët të marrin masa për evakuim dhe të largohen nga zonat bregdetare.
Pamjet e publikuara tregojnë fuqinë e valëve dhe përmbytjet në disa rajone përgjatë Paqësorit.


