Mateo largohet papritur në mes të emisionit/ Çfarë ndodhi me ish-banorin e BBVip?
Lajmifundit
/
17 Qershor 2026, 15:08
Showbiz

Mbrëmë menjëherë sapo mbaroi intervistën me të ftuaren ne emision Valbona Mhillin, Edi Manushi e pyet Mateon se si është.
“O zotëri, jam i shqetësuar për shëndetin tënd, ti gjithë kohës qesh. Je mirë tani? Do vazhdosh apo do shkëputesh”, e pyeti Manushi dhe Mateo tha se do të rrinte deri në reklamat e radhës.
“Do t’a bëjmë që tani? Hajde Mateo, hajde një duartrokitje, e përcjellim Mateon. Faleminderit. Është pa qejf pavarësisht buzëqeshjes”, zbuloi Manushi.
Më pas ai u bën thirrje njerëzve në prapaskenë që të kujdesen për Mateo Borrin, t’a çojnë në shtëpi.


