“Oscar 2021", këta personazhe të famshëm dështuan me veshjet e tyre

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, edicioni i 93-të i ceremonies së shpërblimeve prestigjioze “Oscar”, u zhvillua ndryshe këtë vit ku pjesëmarrja ishte shumë e kufizuar.
Por, edhe këtë herë nuk munguan të famshmit të cilët dështuan me vejshjet që kishin zgjedhur të shfaqeshin në tapetin e kuq në Union Station.
E nominuara për “Aktorja më e mirë”, Andra Day u rendit në krye të listës së veshjeve më të këqija në “Oscar” 2021, falë veshjes së saj prej ari e cila dukej më e përshtatshme për një klub sesa për një tapet të kuq, shkruan “Daily Mail”.
Në listën e të veshurve më keq renditeshin edhe fituesja e Oscar Laura Dern, producentja Kori Rae dhe legjenda e Hollywood-it Glenn Close.




Në këtë ceremoni u shpall për herë të parë fituese e çmimit “Regjisorja më e mirë” një grua me ngjyrë. Chloe Zhao fitoi çmimin për “Nomadland” duke bërë histori. Ndërkohë, Anthony Hopkins fitoi çmimin “Aktori më i mirë” në “Academy Aëards” për rolin e tij në filimin “The Father”. Aktori 83-vjeçar hyri në histori me fitoren e tij të dytë në “Oscar”, si personazhi më moshuar që merr çmimin për “Aktori më i mirë”.
Ky ishte nominimi i gjashtë i Hopkins për “Oscar”. Ai arriti të fitonte përballë aktorëve të njohur si Riz Ahmed (Sound of Metal), Chadëick Boseman (Ma Rainey’Black Bottom), Gary Oldman (Mank) dhe Steven Yeun (Minari).


