OKB ripërsërit: 30 milionë njerëz rrezikojnë të vdesin nga uria

OKB ka dhënë sërish një paralajmërim, lidhur me urinë që pritet të vrasë 30 milionë njerëz. Mësohet se OKB në një deklaratë të fundit ka thënë se 20 vende në muajt e ardhshëm rrezikojnë të vuajnë nga uria.
Familjet në Jemen dhe Sudanin e Jugut janë vendet që do të preken më shumë, sipas një raporti nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) dhe Programit Botëror të Ushqimit (ËFP). Rreth 34 milion njerëz vuajnë nga mungesa e ushqimeve. Shkaqet janë përkeqësuar për shkak të luftërave, kushteve klimatike dhe pandemisë së Covid-19. Në fillim të këtij muaji, FAO dhe ËFP kërkuan 5.5 miliard dollarë për të luftuar urinë, përmes ndihmës humanitare.


