62 milionë dollarë për pikturën më të madhe në botë, paratë shkojnë për bamirësi

Bota

A62 milionë dollarë për pikturën më të madhe

rtisti britanik Sacha Jafri ka bërë pikturën më të madhe, “Udhëtimi i Njerëzimit”, që e ka shitur për 62 milionë dollarë në një ankand në Dubai dhe paratë kanë shkuar për bamirësi. Piktura më e madhe e botë, e ndarë në 70 seksione, sa gjashtë fusha tenisi , është një pikturë abstrakte dhe shumëngjyrëshe.

Blerësi i pikturës është Andre Abdoune, një shtetas francez me banim në Emiratet e Bashkuara Arabe. “Piktura është shumë e fuqishme për mua do të ishte një gabim ta ndaja në copa. Ne duhet të reagojmë dhe nëse unë mund të jap një copëz të vogël ndihme, jam i lumtur ta bëjë.”, tha Abdoune.

Krijuesi i pikturës u shit për dyfishin e shumës së synuar dhe se ato do të shkojnë për fëmijët në nevojë. Krijuesi bashkëkohor i pikturës shpreson se përmes artit të tij të nxisë një lëvizje humanitare.

“Ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me shumë dashuri".

ME TE LEXUARAT