Alarmohen shkencëtarët, një mutacion i ri i Covid-19 zbulohet në Indi

Bota

Alarmohen shkencëtarët, një mutacion i ri i Covid-19 zbulohet

Një vit nga Covid-19 dhe shkencëtarët kanë zbuluar disa lloje mutacionesh të këtij virusi, që e kanë përkeqësuar gjendjen. Mësohet se së fundmi është zbuluar në Indi mund të jetë zbuluar një mutacion i radhës i koronavirusit. Mediat e huaja shkruajnë se ministria e Shëndetësisë në vend bëri të ditur se veç varianteve të tjera është pikasur një i ri shqetësues.

“Megjithëse variante shqetësuese dhe një variant i ri i dyfishtë mutant janë gjetur në Indi, këto raste nuk janë zbuluar në numër të mjaftueshëm për të krijuar një marrëdhënie të drejtpërdrejtë ose për të shpjeguar rritjen e shpejtë të rasteve në disa shtete. Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, India numëron 11,7 milionë të infektuar dhe 160,477 viktima”, deklaroi ministria e shënderësisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion