E çuditshme, por e vërtetë! Mos e rregulloni shtratin sapo të zgjoheni

Një studim i fundit, hedh poshtë të gjitha këshillat se shtrati duhet të rregullohet sapo të zgjoheni nga gjumi. Studimi i fundit tregon se nëse e rregulloni shtratin, krijoni kushte komode për merimangat e pluhurit. Ju nuk mund t’i shihni ato pa mikroskop dhe mund të mendoni se vendi është i pastër, por në fakt e vërteta është ndryshe.
Gjithashtu edhe merimangat e shtratit do të jenë të pranishme. Merimangat e shtratit preferojnë hapësira të errëta dhe të lagura të dyshekun dhe jastëkut tuaj. Ato ushqehen me qelizat tuaja të vdekura të lëkurës. Kur rregulloni shtratin tuaj në mëngjes, ka shumë gjasa që të krijoni kushte për zhvillimin e këtyre merimangave. Këto merimanga kanë frikë nga rrezet e dritës. Dhe nëse e lini shtratin për pak kohë pa rregulluar, do t’i luftoni këto merimanga.


