Nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese, ndahet nga jeta 28 vjeçari i infektuar me COVID

Bota

Nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese, ndahet nga jeta 28


Një i ri i moshës 28 vjeçare ka humbur jetën në Itali për shkak të infektimit me Covid-19.

Mediat italiane shkruajnë se 28 vjeçari Emanuele Stefano nuk kishte probleme të tjera shëndetësore. Ai u shtrua në spital të hënën e Pashkëve.

Djali jetonte në Matino (Leçe) me nënën e tij, e cila nga ana tjetër doli pozitive me koronavirus.

Të hënën e Pashkëve ai u shtrua në spital, në Galatina. Por për fat të keq mushkëritë e tij nuk iu përgjigjën trajtimit dhe dy javë më parë ai u transferua në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit të Leçes, ku gjendja e tij u përkeqësua më tej, duke çuar në vdekjen e tij.

Një komunitet i tërë e quan ngjarjen të pabesueshme dhe janë tronditur nga vdekja e tij: “Ne e kemi të vështirë ta besojmë – komenton kryetari i bashkisë së qytetit, Giorgio Toma – Të gjithë ishim të lidhur me Emanuele dhe na vjen keq. Nuk e meritonte një fat të tillë” .

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion