Nuk ekziston më frika nga Covid-19, 25 mijë turistë vizitojnë Italinë këtë verë

Një raport i fundit ka treguar se mbi 25 milionë turistë kanë zgjedhur Italinë për pushime verore, pavarësisht situatës së Covid-19. Lajmin e dha ministri italian i Turizmit, Massimo Gravaglia.
“Gjërat po ndryshojnë pasi tani kemi vaksinat dhe e shohim të ardhmen më të qetë, e duhet të rindërtojmë vendin nga një periudhë mjaft e vështirë”, tha ai, ndërsa bëri me dije se rreth 25 milionë turistë që kanë prenotuar pushimet në Itali e 12.3 milionë prej tyre janë turistë të huaj, francezë, gjermanë, spanjollë e amerikanë. Thuhet se ka një reduktim të dukshëm të turistëve anglezë, kjo për shkak dhe të rregullave më strikte që Italia ka për turistët që vijnë nga Britania e Madhe, me preokupimin e varianteve të reja të Covid 19 që po shënohen në këtë vend gjatë javëve të fundit.
Po ashtu, bëhet me dije se në muajt qershor-shtator 2021 shënohen 15.3% turistë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.


