Ngjarje makabre! Tre fëmijë gjenden të therur brenda në shtëpi, arrestohet nëna e tyre

Bota

Ngjarje makabre! Tre fëmijë gjenden të therur brenda në


Tre fëmijë  janë gjetur të therur dje në një apartament në Los Anxhelos. Policia lokale njoftoi se nëna e fëmijëve është arrestuar si e vetmja autore e dyshuar për ngjarjen e rëndë.

Policia iu përgjigj një telefonate në orën 9:30 të mëngjesit të së shtunës me kohën lokale, pasi në një ndërtesë pranë Rrugës së Resentës kishte ndodhur një ngjarje e rëndë. Policia hyri në apartament dhe gjeti tre fëmijët e vegjël të vdekur, tha Departamenti i Policisë në Los Angeles (LAPD).

Mediat lokale fillimisht raportuan se viktimat ishin nën 3 vjeç, duke cituar burime policore. Fëmijët fillimisht u gjetën të vdekur nga gjyshja e tyre, shkruajnë mediat e huaja. 

LAPD njoftoi se nëna e tre fëmijëve, 30-vjeçarja Liliana Carrillo, me origjinë nga Amerika Latine, ishte arrestuar si e dyshuara e vetme në ngjarjen makabre.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion