Braçe poston foton e Berishës: Sa herë lexon humbje në zgjedhje, sytë e tu bëhen gjak dhe vritet një njeri

Politikë

Braçe poston foton e Berishës: Sa herë lexon humbje në

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ditës së djeshme në Elbasan, ku ka mbetur i vrarë Pjerin Xhuvani, duke postuar një foto të ish-kreut të PD, Sali Berisha.

Përmes rrjetit të tij social Facebook, Braçe ngre akuza nga Berishës duke thënë se sa herë ai lexon humbje në zgjedhje, sytë e tij bëhen gjak dhe sa herë ai lexon humbje në zgjedhje vritet një njeri.

“Është Sali Berisha, doli dje më në fund që askush mos ngatërrohet, askush mos e harrojë”, shkruan Braçe në postim.

Ngjarja e rëndë ku ka mbetur i vrarë Pjerin Xhuvani ndodhi gjatë ditës së djeshme rreth orës 2, në rrugën “5 maji” në qytetin e Elbasanit, nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion