Në “lojë” ishin 1 milionë euro, policia dyshon se bashkëshorti i 20-vjeçares në Greqi është bashkëpunëtor i krimit

Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e 20-vjeçares në Greqi. Mësohet se rrjedha e hetimeve kanë marrë kthesë tjetër, teksa policia dyshon se bashkëshorti i saj mund të jetë i lidhur me grabitësin.
Mediat, duke cituar policinë, shkruan se Carolina kishte siguruar jetën e saj për shifrën 1.000.000 euro, fakt që ka ngritur dyshime tek bashkëshorti i tij. Po ashtu, policia ka nxjerrë në pah edhe sjelljen e tij të bezdisur nga skenarët që qarkulluan në lidhje me atë që e kreu krimin. Vrasja brutale e Caroline 20-vjeçare, para burrit dhe fëmijës së saj në shtëpinë e Glyka Nera, është një krim i rrallë, pasi nuk ka asnjë gjurmë të autorëve në shtëpi, as një shembull
Dyshimi tjetër në lidhje me rolin e bashkëshortit të britanikes. Dyshimet përforcohen nga dëshmia e pilotit, që është gjetur me një kabëll i lidhur në banesën ku u gjet e vdekur bashkëshortja e tij. Policia greke thotë se kablli është marrë nga magazina e banesës dhe se grabitësit nuk e kanë pasur me vete atë.


