Aksidentohet rëndë kalimtari në “Lungomare”, dërgohet me urgjencë në spital
Lajmifundit
/
28 Maj 2021, 08:55
Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lungomare, Vlorë. Informacionet paraprake kanë treguar s enjë makinë ka përplasur një kalimtar, i cili është në gjendje të rëndë. Mësohet se personi i plagosur po kalonte rrugën në momentin e aksidentit.
Po të njëjtat burime kanë treguar se personi ën fjalë është dërguar me urgjencë në spital.


