Ndihmoi njerëzit t’i shpëtonin sulmit në Moskë, flet heroi 15-vjeçar: Nuk lashë askënd pas…

15 vjeçari Islam Khalilov shpëtoi më shumë se 100 njerëz nga masakra në Moskë të premten dhe siç tha në një intervistë, “nuk la askënd pas”.
“Vetëm kur pashë njerëz që vraponin nga shkallët lëvizëse kuptova se diçka po ndodhte. Pastaj kuptova se ishte një sulm terrorist,” tha ai.
I riu vuri në dukje se i besonte instinkteve të tij dhe bëri ashtu siç mendonte se duhej.
“Unë bërtita, të shtëna, njerëz, të gjithë vraponi në Expo,” shpjegoi ai. Kur gazetarja e pyeti nëse ishte i fundit që u largua, ai tha se nuk la askënd pas.
Ai thotë se e ka parë njërin nga sulmuesit dhe e ka përshkruar si “ai me mjekër”, por se sulmi ka ndodhur në katin e dytë kështu që nuk ka mundur të shohë asgjë tjetër.
'Better to sacrifice yourself than let hundreds die'
— RT (@RT_com) March 24, 2024
15-year-old Islam describes how he helped dozens escape Moscow's Crocus City Hall during the terror attack - making sure he didn't leave anyone behind
Follow us on Telegram: https://t.co/gtQwYY5WSl pic.twitter.com/tAzDimg6sU
“Ata ishin në katin sipër meje, pranë hyrjes kryesore”, tha ai. “Më mirë të sakrifikoj jetën time sesa jetën e njëqind njerëzve”, shtoi 15 vjeçari.


