NASA jep lajmin, Ingenuity fluturon për herë të tretë në Mars

Bota

NASA jep lajmin, Ingenuity fluturon për herë të tretë

Fluturon për herë të tretë në Mars, helikopteri i NASA-s, Ingenuity. Sipas Agjencisë amerikane të Hapësirë, Ingenuity është ngjitur në pesë metra lartësi, dhe më pas ka kryer 50 metra fluturim, duke lëvizur anash.

Ndërkohë që u janë dërguar foto ekipeve të NASA-s në Tokë. Fotot mbi sipërfaqen e Marsit, janë bardhë e zi. NASA bën me dije se Ingenuity më pas është kthyer në vendin ku është nisur, pas 80 sekondash të fluturimit.

NASA ka thënë se materiali i incizuar gjatë fluturimit do të dërgohet në Tokë në ditët në vijim. Kjo agjenci është duke planifikuar edhe fluturime tjera me këtë helikopter në të ardhmen, për të parë terrenin e planetit si dhe për të dhënë udhëzime për anije kozmike apo astronautët.

Ky helikopter ka arritur në Mars në mesin e muajit shkurt me një anije kozmike të quajtur Perseverance. Më 19 prill, ky helikopter ka kryer fluturimin e parë të kontrolluar nga një planet tjetër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion