Moti i keq përfshinë Italinë/ Alarm i kuq për dy zona, humb jetën një person

Bota

Moti i keq përfshinë Italinë/ Alarm i kuq për dy zona, humb

Moti i keq ka përfshirë disa zona në Itali, duke shkaktuar një viktimë.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në zonën e Parmës, një 85-vjeçar humbi jetën pas vërshimit të përroit të Terminës. Trupi i tij u gjet nga zjarrfikësit rreth orës 20:00 në Lido Valtermina, në komunën e Traversetolo. Burri u kap mat nga rrjedha e ujit jashtë banesës së tij dhe nuk mundi që të shpëtonte.

Moti i keq ka shkaktuar edhe përmbytje të disa përrenjve dhe kanaleve. Lumenjtë dolën nga shtrati papritmas, nga Apeninet në fushën midis Modenës dhe Piacenza, ku është dhënë alarmi i kuq, duke detyruar ata që rrezikohen, që të largohen nga banesat.

Dhjetëra rrugë janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut dhe balta në kodra dhe male, ndërsa përmbytje janë shënuar në katet e poshtme të banesave dhe janë shembur ura të vogla.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion