Mori vaksinën AstraZeneca, vdes në spital gazetarja. Reagon familja: Pësoi mpiksje gjaku (Foto)

Ka ndërruar jetë prezantuesja e BBC, Lisa Shaw, pasi mori vaksinën AstraZeneca, kundër Covid-19. Pas vdekjes në mënyrë të papritur të 44-vjeçares, familja e saj ka treguar se shkak i vdekjes u bë mpiksja e gjakut.
Gazetarja mësohet se vdiq në spital, e cila pasi mori dozën, ka shkuar të marrë kujdesin e mjekëve, pasi ka pasur dhimbje koke të fortë dhe hemoragji. Prezantuesja nuk dihej të kishte ndonjë problem themelor shëndetësor dhe vdekja e saj erdhi si një tronditje shkatërruese për familjen dhe kolegët.
Më shumë se 330 raste të një çrregullimi të rrallë të mpiksjes janë vërejtur midis 24.2 milionë personave që kanë marrë vaksinën, ose rreth një në çdo 75,000 njerëz.


