Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës: Trupat ruse po pësojnë humbje

Bota

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës: Trupat ruse po pësojnë

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha të enjten se forcat e saj po kundërshtojnë ofensivën ruse “me dinjitet” dhe po u shkaktojnë humbje trupave të Moskës.

“Forcat e Mbrojtjes Kombëtare, duke shfrytëzuar të drejtën për vetëmbrojtje sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, po kundërshtojnë me dinjitet përpjekjet e armikut për të thyer kufirin shtetëror”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë.

“Situata është e kontrolluar. Trupat ruse po pësojnë humbje”. Ministria tha gjithashtu se nuk kishte “asnjë humbje në mesin e mbrojtësve të Ukrainës”.


Në një deklaratë të mëparshme, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte neutralizuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

Ndërkohë mediat ndërkombëtare raportojnë se nuk kanë qenë  në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur asnjërën nga këto pretendime. /abcnews.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion