Meksika i përgjigjet ashpër: Javën e ardhshme do të shpallim masat ndaj tarifave të Trump

Bota

Meksika i përgjigjet ashpër: Javën e ardhshme do të shpallim

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum thotë se do të njoftojë masa të reja në përgjigje të tarifave më të larta të çelikut dhe aluminit të SHBA-së nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Sheinbaum thotë se tarifat e presidentit amerikan, Donald Trump, janë “të padrejta” dhe përgjigja e Meksikës nuk do të jetë “sy për sy”.

Masat do të shpallen javën e ardhshme, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Më parë, ju sollëm komentet e ministrit të ekonomisë së Meksikës, Marcelo Ebrard, i cili tha se Meksika do të kërkonte një përjashtim nga tarifa më e lartë.

Kujtojmë se Trump tha të hënën se tarifat 25% ndaj Meksikës dhe Kanadasë do të hynë në fuqi siç ishte planifikuar të martën, duke thënë se dy partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-së nuk kishin më vend për të negociuar për shmangien e tyre.

Trump tha se ai po përdorte tarifat për të “ndëshkuar” vendet që, siç tha ai, po merrnin nga ekonomia amerikane pa dhënë mjaftueshëm në këmbim.

ME TE LEXUARAT