SPAK çon për gjykim dosjen e Evis Berberit dhe 21 të pandehurve të tjerë, zbardhen rastet e korrupsionit në tendera

Aktualitet

SPAK çon për gjykim dosjen e Evis Berberit dhe 21 të pandehurve

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, së bashku me dy ortakët e tij, Valter Begaj dhe Ervis Lami, si dhe me 19 persona të tjerë, së bashku me kompanitë “DAAM” sh.p.k dhe “Net Group” sh.p.k, të akuzuar për korrupsion me tenderat.

Po ashtu, i pandehur është marrë edhe kreu aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, i cili pasoi Evis Berberin në atë post, si dhe Erlad Elezi, i cili është drejtori i KESH (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare)

Nga hetimet ka rezultuar se Evis Berberi ka qenë pronari “de facto” i kompanisë “DAAM” sh.p.k, duke përtfituar qindra miliona lekë para publike nga tenderat e Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, ku ai ka qenë titullar.

Tek kompanisë “DAAM” sh.p.k, Evis Berberi ka qenë vetë administrator, ku pasi mori postet publike ajo është menaxhuar nga shtetasit Brunilda Buli, Ervis Lami dhe Valter Begaj, duke u drejtuar në mënyrë indirekte sërish nga ish-kreu i ARRSH-së.

Ndërsa kompania “Net Group” sh.p.k zotërohej nga ortaku i Evis Berberi, shtetasi Valter Begaj, e cila po ashtu ka përfituar prokurime publike të zhvilluara me titullar të autoritetit kontraktor, Evis Berberi, dhe më pas nëpërmjet transaksioneve ka kaluar vlera monetare në drejtim të kompanisë “de facto” të Evis Berberi, “DAAM” sh.p.k.

“Nga aktet e administruara, janë evidentuar fakte penale në shtatë procedura prokurimi, të zhvilluara në vitet 2020-2022, në Agjencinë për Efiçencën e Energjisë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar, gjatë kohës kur titullar i autoritetit kontraktor ka qenë i pandehuri Evis Berberi, në funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ndërsa në një procedure prokurimi, i pandehuri Evis Berberi ka qenë kryetar i komisionit të vlerësimit të ofertave", thuhet në njoftimin e SPAK.

ME TE LEXUARAT